Interi nuk ka aspak mëshirë ndaj Venezias në Kupën e Italisë dhe kualifikohet për në cerekinale të kompeticionit. Në San Siro zikaltrit I rezervuan skuadrës mike një ‘manita’ teksa e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 5-1.

Festivali i golave për skuadrën e drejtuar nga Cristian Chivu nisi në minutën e 18 kur Diouf zhbllokoi rezultatin për Interin. Festa e këtij goli nuk ishte shuar ende kur zikaltrit pas vetëm 2 minutash dyfishuan rezultatin me Pio Esposito që shënoi një gol fantastik që ishte edhe goli i tij i parë në San Siro.

Interi ishte një uragan në fushën e lojës dhe në minutën e 34 erdhi edhe goli i tretë, nga Marcus Thuram dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 për Interin. Në fillimin e pjesës së dytë, Thuram la sërish gjurmë me francezin që plotësoi dygolëshin e tij duke e cuar rezultatin 4-0. Në minutën e 66, Venezia shënoi me Sagrado golin e saj të nderit ndërkohë që llogaritë e sfidës u mbyllën nga Bonny që fiksoi fitoren 5-1 të Interit dhe si pasojë kalimin e skuadrës milaneze në cerekfinale të Kupës së Italisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta