Emocione, por pa gola! Teuta dhe Elbasani ndajnë pikët në duelin mes pretendentëve
03/12/2025 18:39
Nuk ka fitues në sfidën e javës së 14-të mes Teutës dhe AF Elbasanit, me të dyja ekipet që u mjaftuan me nga një pikë në një barazim pa gola.
Sfida e luajtur në “Niko Dovana” prodhoi shumë emocione në fundin e takimit, ku verdheblutë pretendun për një prekje të topit me dorë në zonë në minutën e 86’, ndërsa pas 4 minutash, durrsakët u ndalën nga shtylla.
Me këtë pikë, Elbasani ruan momentalisht vendin e parë me 26 pikë, ndrësa Teuta qëndron në vendin e 4-të me 22 pikë.
REZULTATI:
Teuta 0-0 AF Elbasani
Top Channel