Inter, ‘manita’ ndaj Venezias, pret biletën për në çerekfinale të Kupës së Italisë
Arsenali i përgjigjet suksesit të Manchester City në ndeshjet e kësaj mesjave në Premier League.
Në Emirates Stadium skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, fitoi derbin londinez me Brentford me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikët që i japin mundësinë që të shkëputet sërish në krye të klasifikimit kundrejt Citizens. Arsenal priti vetëm 11 minuta për të marrë kryesimin në rezultat me Mikel Merino. Arsenali thuajse nuk u vu në rrezik në asnjë moment në këtë ndeshje nga Brentford dhe në pjesën e dytë kishte gjithcka nën kontroll.
Në minutën e 91, Topcinjtë siguruan përfundimisht fitoren e kësaj ndeshjeje teksa shënuan golin e dytë me Bukayo Saka që u aktivizua si zëvendësues në minutën e 61 për të cuar rezultatin 2-0. Me këtë fitore, Arsenali shkon në 33 pikë, 5 më shumë se Manchester City.
Dështoi Burnley i Armando Brojës pasi në shtëpi u mund nga Crystal Palace me rezultatin 0-1 me golin e Munoz. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare pati minutat e tij në këtë ndeshje teksa u aktivizua në minutën e 61 në vend të Callum por pa mundur dot të ndihmojë skuadrën e tij të evitojë humbjen.
REZULTATET
Wolverhampton-Nottingham Forest 0-1(Igor Jesus ’72)
Burnley-Crystal Palace 0-1(Daniel Munoz ’44)
Brighton-Aston Villa 3-4(Van Hecke ‘9, ‘83, Pau Torres(OG) ‘29/Watkins ’37, ’45+7, Onana ’60, Malen ’78)
Top Channel