I pafat, në momentin e tij më të mirë, Arbër Hoxha dëmtohet rëndë dhe lë fushën me barrelë
Në raundin e 15-të të Ligës Kombëtare Kroate, Dinamo mundi Goricën 2-0 jashtë fushe në Turopolje dhe u rikthye në krye të tabelës.
Blutë kaluan në epërsi në minutën e 35-të me një gol nga Monsef Bakrar, dhe rezultati përfundimtar ishte 2-0 pas golit të dytë që u shënua nga Marko Soldo në minutën e dytë të kohës shtesë. Edhe pse festuan, ndeshja nuk shkoi pa probleme.
Nga minuta e 75-të, Dinamo luajti me një lojtar më pak pas kartonit të dytë të verdhë të Luka Stojkoviç, dhe skuadra u godit më tej nga dëmtimi i Arbër Hoxhës.
View this post on Instagram
Sulmuesi shqiptar, i cili ka shënuar tashmë pesë gola në ligë këtë sezon, u nxor nga fusha me barelë, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm midis trajnerit Mari Kovaçeviç dhe tifozëve të Dinamos. Lëndimi i tij mund të jetë i rëndësishëm, veçanërisht përpara derbit të ardhshëm kundër Hajdukut , ku Dinamos do t’i mungojë një nga lojtarët e saj më të mirë këtë sezon.
Pavarësisht dëmtimeve dhe një kartoni të kuq, Dinamo tregoi një performancë të mirë dhe aftësinë për t’u rikuperuar nga një humbje e rëndë në Europa League kundër Lille, gjë që u jep shpresë “Bluve” në derbi. Megjithatë, çështja e dëmtimit të Hoxhës dhe disponueshmëria e disa lojtarëve kyç është tani sfida kryesore për klubin e Zagrebit.
Top Channel