Formula/ Red Bull zyrtarizon pilotët për 2026, ja kush do të jetë shoku i ri i skuadrës i Verstappen
Gjykata e rajonit të Wuppertal konfirmoi dënimin për dy të pandehurit e akuzuar për shantazh ndaj familjes Schumacher. Në procesin e apelit nuk u paraqitën prova të reja dhe as dëshmitarë të rinj dhe kështu shtetasi Yilmaz T u dënua me 3 vjet burg për tentativë zhvatjeje, ndërsa ish punonjësi i sigurisë, Markus F u dënua me kusht me 2 vjet heqje lirie për bashkëpunim.
Dy të pandehurit e kishin apeluar dënimin e dhënë në gjykatën e shkallës së parë duke kërkuar një reduktim të tij, ndërkohë që edhe Prokuroria e gjykatës civile kishte apeluar. Familja Schumacher priste në dënim më të ashpër për Markus F duke e akuzuar se kishte vjedhur material delikat gjatë punës në banesën e kampionit.
Shantazhuesit kishin kërcënuar se do të publikonin në Darknet 1500 dosje mes të cilave foto, video dhe dokumenta mjekësore të rezervuara të Schumacher që u aksidentua rëndë në 2013 duke iu kërkuar si këmbim 15 milionë euro.
Në procesin e ri, Yilmaz T zgjodhi të mos dëshmojë ashtu sikurse edhe djali i tij që ishte i përfshirë por jo në pjesën e apelit duke reduktuar shanset e familjes Schumacher për të fituar një dënim më të ashpër për Markus F.
Top Channel