Serie A/ ‘Beteja’ për titullin; 4 skuadra që ndahen nga 1 pikë, kush është në pozitat më të mira?

02/12/2025 12:15

Janë zhvilluar 13 javë në kampionatin italian dhe në krye të klasifikimit po shihet një rivalitet shumë i madh. Janë 4 skuadra që ndahen nga vetëm 1 pikë, por në pranverë me shumë mundësi kjo situatë do ndryshojë dhe situata do qartësohet më shumë, por si janë Milan, Napoli, inter e Roma pas këtyre 13 javëve

Milan

Milani i ka mundur të treja këto skuadra dhe të gjitha me rezultat të ngushtë. Kuqezinjtë kanë dy fitore 1-0 me Romën e Interin dhe atë 2-1 ndaj Napolit. Milani mundi edhe bolognan edhe kjo fitore me rezultatin 1-0. Është ky një detaj që tregon se Milani është shfaqur superior ndaj konkurrencës. Avantazhi është i dukshëm; Massimiliano Allegri nuk duhet të mendojë për kompeticione evropine, ndërsa ekipet e tjera po paguajnë edhe impenjimet e tyre në arenën ndërkombëtare. Luka Modric, ringriti Djallin e rrëzuar sezonin e kaluar dhe e bëri falë cilësive të tij të jashtëzakonshme dhe duke dhënë shembullin. Është 40 vjec, ka fituar Topin e Artë dhe një sërë trofesh me Realin e Madridit, por te Milani luan me përulësi dhe është në shërbim të shokëve të skuadrës. Milani ka problemin e pikëve të humbura ndaj skuadrave të vogla që deri tani janë 7. Me këto pikë, Milani do të ishte i shkëputur në krye dhe kampionati do të kishte një padron. Nëse Allegri e korrigjon këtë defekt, gara për titull do të ketë shpejt vetëm një skuadër në krye

Napoli

I masakruar nga dëmtimet, përpara 20 ditësh, Napoli ishte duke u shembur. Pas humbjes në Bologna dhe i ndihmuar dhe nga pauza e ndeshjeve të kombëtareve, Antonio Conte ‘e  braktisi’ skuadrën dhe mori një javë pushim. U duk si një ndarje e paralajmëruar, por ishte një mënyrë për të bashkuar grupin. Një lëvizje e rrezikshme që mund të shkaktonte  një tërmet të madh, por që në fund funksionoi për mrekulli me Napolin që regjistroi 3 fitore radhazi; me Atalantën e Romën në kampionat dhe Qarabag në Champions League. Në momentin më të vështirë, Conte përvec anës psikologjike, arriti të rimodelojë lojën dhe taktikën duke kaluar në skemën 3-4-2-1 dhe duke lënë të lirë Neres në fushën e lojës. Të gjithë prisnin De Bruyne, por belgu u dëmtua dhe conte ‘ricikloi’ blerjen e sezonit të kaluar, rivlerësoi Lang, ndërkohë që Lukaku po kthehet, ndërsa Hojlund mund të marrë pak frymë dhe të alternohet me belgun nga një kompeticion në tjetrin. Problemi i vërtetë është mungesa e Anguissa. Lobotka dhe McTominay po ia dalin mbanë në mesin e fushës dhe po formojnë një dyshe të konsoliduar mirë. Por skuadra ka nevojë për përforcime, nëse De Laurentiis do të bëjë blerje të goditura, Napoli mund t’i dhurojë vetes një pranverë të bukur

Inter

Inter mbetet në dilemën mes së kaluarës dhe të ardhmes. Shihet diçka e re, por në sasi të kufizuar dhe në disa momente dhe në disa momente skuadra kthehet te gjurmët e lojës së simone inzaghit. Ndodhi të dielën në Pisa në pjesën e parë, kur skuadra pati një zotërim të ngadaltë të topit dhe të parashikueshëm ashtu si në ditët më të errëta të menaxhimit të mëparshëm. Cristian Chivu solli me vete agresivitet, por përshtypja është që Inter vazhdon të mbahet te një kompromis mes asaj që ka qenë dhe asaj që duhet të jetë. Për më tepër është cështja kontradiktore e të rinjve. Pio Esposito dhe Bonny kanë zgjidhur problemin e shkretëtirës pas Lautaro Martinez dhe Thuram. Sucic, Diouf e Luis Henrique nuk kanë dhënë akoma më të mirën e tyre. Problemi i Interit është i njëjti, mungesa e paparashikueshmërisë dhe Interit do t’i duhet një futbollist i tipit Neres. Por pavarësisht tranzicionit pas ndryshimit të trajnerëve, Interi është në vendin e dytë në kampionat dhe mes 8 më të mirave në Champions League. Është skuadra nënkampione e Evropës, 2 herë. Dhe këtu është cështja; më mirë 1 herë kampion se 2 herë nënkampion që do të thotë se në një moment të caktuar është mirë që të zgjidhet me kujdes objektivi dhe të arrihet.

Roma

Gasperini shkoi përtej cdo pritshmëria. Shumë pak e imagjinonin se do të kthente Romën në majat e Serise A pas vetëm pak muajsh punë. Përmendeshin vështirësitë në përshtatjen me një ambient të komplikuar dhe në fakt u gabuan. Gasperini hyri në rol, në sintoni me romanistët, ndoshta sepse i përjeton ndeshjet si një tifoz. Rezultatet e menjëhershme u rritën pritshmëritë që në mënyrë paradoksale mund t’i kthehen kundër trajnerit. Roma nuk ka një skuadër për titull duke parë përbërjen sic e ka Milani, Napoli e Interi. Gasperini e plotëson këtë boshllëk me lojën e tij. Titulli i Romës do të jetë kthimi në Ligën e Kampioneve, një objektiv është mëse i arritshëm. Ndeshja me Napolin ishte emblematike për pabarazinë mes Romës dhe skuadrave të tjera. Ndryshe nga Milani, Roma i ka humbur ndeshjet direkte; u mund nga vetë Milani, nga Napoli, nga Interi. Kjo do të thotë se nuk është ende gati, se gasperinizmi nuk mund të jetë gjithandej dhe se në janar klubi duhet të bëjë ndonjë lëvizje në merkato edhe pse duhet mbajtur parasysh edhe bilanci financiar. Romës i duhet një qendërsulmues, as Dovbyk, as Ferguson nuk mundën të shfrytëzonin rastin. Sot Roma nuk është për titull, por mund të jetë në të ardhmen. Gasperini nuk e ka fituar kurrë titullin, Roma nuk e fiton që nga 2001, thuajse një çerekshekulli duke qenë se ky sezon mbyllet në 2026. Janë kërkesat dhe urgjencat që mund të ndërthuren mirë nëse Roma përshtatet me gasperinin duke qenë se ai është përshtatur tashmë dhe mjaft mirë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta