Nervozizmi i shfaqur në ndeshjen mes Milanit dhe Lazios i kushtoi Massimiliano Allegrit.

Trajneri i Milanit u dënua me një ndeshje pezullim nga gjykatësi sportiv i Serie A, Gerardo Mastrandrea për kartonin e kuq të marrë në fundin e pjesës së dytë në ndeshjen me Lazion të vlefshme për javën e 13 të kampionatit për kontestim në mënyrë intimiduese vendimin arbitrar, ndërkohë që gjyqtari kryesor po verifikonte episodin në ekranin në fushë, me trajnerin që iu afrua në zonën e rishikimit të episodit

Në komunikatën zyrtare theksohet gjithashtu se Allegri pas kartonit të kuq,  teksa po largohej pari një sjelle provokuese në drejtm të pankinës së skuadrës kundërshtare. Por jo vetëm kaq, Allegri u dënua edhe me 10 mijë euro gjobë. Po kështu u ndëshkua me 1 ndeshje pezullim dhe 5 mijë euro gjobë për Marco Ianni, asistentin e trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta