Kur kanë mbetur 6 ditë nga përfundimi i sezonit 2025 në Botërorin e Formula 1, Red Bull zyrtarizoi pilotët që do të garojnë me këtë skuadër vitin e ardhshëm.

Max Verstappen do të vazhdojë të jetë pjesë e skuderisë austriake, por ai do të ketë një shok të ri skuadre dhe bëhet fjalë për Isack Hadjar dhe kështu konfirmohen zërat që po qarkullonin së fundmit. Isack Hadjar që ka spikatur këtë vit me skuadrën e Racing Bulls, do të zëvendësojë Yuki Tsunoda . Në këtë mënyrë, Hadjack do të bëhet piloti i tretë që vihet përkrah Verstappen në këto 12 muaj. Pas largimit të Perez, në fillim te Red Bull ishte Liam Laëson që qëndroi vetëm për dy gara për t’u dërguar te Racing Bulls dhe më pas erdhi Tsunoda që do të pasohet nga Hadjar

‘Përkrah 4 herë kampionit të botës, Hadjar do të formojë një dyshe pilotësh gati për të përballuar një epokë të re të Formula 1-shkruante ndër të tjerat Red Bull në komunikatën zyrtare të tij-ky sport do të pësojë ndryshimin më të madh në rregulloren teknike në dekadat e fundit dhe debutimin e motorëve Red Bull në pistë. Oracle Red Bull Racing do të përballojë këtë sfidë me ndërthurjen mes rinisë dhe eksperiencës në drejtimin e RB22’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta