Një episod i shëmtuar vandalizmi ka tronditur opinionin publik në Argjentinë dhe botën e futbollit.

Statuja e Lionel Messit në Buenos Aires u zbulua në orët e para të së dielës e dëmtuar rëndë, pasi personat e panjohur i kishin prerë në mënyrë brutale këmbët e monumentit. Ngjarja, e ndodhur gjatë natës, shkaktoi menjëherë reagime të forta mes tifozëve dhe autoriteteve, të cilët tashmë po hetojnë motivet e mundshme të këtij akti të turpshëm.

Edhe një herë, figura e kapitenit të Argjentinës bëhet objekt sulmesh. Këtë herë incidenti ka ndodhur në zonën qendrore të Mar del Plata-s, aty ku ndodhet monumenti i vendosur nga lokali “El Nuevo Mundial” në kryqëzimin Santa Fe–Moreno. Ngjarja vjen vetëm pak javë pasi u dëmtua një mural i portierit Dibu Martínez në Morón, Buenos Aires, duke shtuar frikën se sulmet e tilla po kthehen në trend shqetësues.

Vandali ose vandalët e kanë prerë statujën në mes, duke e ndarë figurën në dy pjesë dhe duke lënë bustin të mbështetur në këmbët e sharruara. Ky nuk është incidenti i parë ndaj monumentit të Messit, çka i ka shtyrë autoritetet të përforcojnë debatet për sigurinë e veprave publike të dedikuara idhujve të futbollit argjentinas. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa komuniteti futbollistik kërkon masa më të ashpra për mbrojtjen e monumenteve që nderojnë figurat historike të sportit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta