Në Milano është mbajtur ceremonia e mbrëmjes gala të ndarjes së cmimeve për më të mirët në futbollin Italian për sezonin e kaluar e organizuar nga Shoqata Italiane e Futbollistëve.

Në këtë mbrëmje u dhanë cmime për më të mirët në të gjitha kategorite nga lojtari i ri më i mirë i Serie B e deri te trajneri e klubi më i mirë.

Lojtari i ri më i mirë në Serie B

Ky cmim i shkoi Nicolo Bertola, aktualisht pjesë e Udineses. Sezonin e kaluar te Spezia luftoi deri në fund në finalen e playoffit të humbur ndaj Cremoneses për ngjitjen në Serie A duke zhvilluar 28 ndeshje dhe shënuar 3 gola

Çmimi ‘Il Campo Giusto’

Ky është cmim special për lojtarin e ri më të mirë të sezonit 2024-25 dhe iu akordua Francesco Pio Esposito. Sulmuesi aktual i Interit, sezonin e kaluar luajti me huazim në Serie B me Spezian duke shënuar 17 gola në 35 ndeshje

Arbitri më i mirë

Është Daniele Doveri ai që u shpall arbitri më i mirë i sezonit 2024/25. Arbitri nga Roma fitoi ndaj kandidaturave të Daniele Chiffi dhe Gianluca Aureliano

Trajneri më i mirë

Ashtu sic mund të imagjinohej, trajneri më i mirë u shpall Antonio Conte, që me Napolin arriti të tfitojë titullin në Serie A sezonin e kaluar me 82 pikë me një bilanc 24 fitore, 10 barazime dhe 4 humbje. Conte la pas në këtë garë, Cesc Fabregas dhe Ranierin

Klubi më i mirë

Sigurisht që ky cmim i shkoi Napolit skuadra kampione e Italisë sezonin e kaluar. Ai që tërhoqi këtë cmim në mbrëmjen gala të futbollit Italian ishte presidenti Aurelio De Laurentiis

Futbollisti më i mirë

Lojtari më i mirë i kampionatit të kaluar sipas kolegëve ishte Scott McTominay i Napolit. Një faktor i vërtetë dhe vendimtar te Napoli në fitimin e titullit, skocezi e mbylli sezonin e kaluar me 12 gola të shënuar dhe 6 asiste në 34 ndeshje

Cmimi Legend për karrieren

Për vite të tëra kanë veshur fanelën e Juventus duke formuar me Buffon dhe Barzagli një nga repartet defensive më të mira në historinë e bardhezinjve. Tani kanë varur këpucët në gozhdë dhe kanë nisur karriera të ndryshme. Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini kanë marrë cmimin e karrierës

Goli i vitit

Falë një sondazhi mes tifozëve, goli më i bukur i vitit u shpall ai i Alessandro Deiolas në ndeshjen Cagliari-Venezia që është kandidat edhe për Cmimin Puskas në ceremoninë e ndarjes së cmimeve The Best të FIFA

Formacioni i vitit

Po kështu në ceremoninë e cmimeve u shpall edhe formacioni i sezonit të kaluar me lojtarët më të mirë në cdo pozicion: Portieri më i mirë: Mile Svilar (Roma), mbrojtësi i majtë më i mirë: Federico Dimarco (Inter), mbrojtësi i djathtë më i mirë: Denzel Dumfries (Inter), qendërmbrojtësit më të mirë: Alessandro Bastoni (Inter) dhe Amir Rrahmani (Napoli), mesfushorët më të mirë: Nicolò Barella (Inter), Scott McTominay (Napoli), Tijjani Reijnders (Milan) dhe sulmuesit më të mirë të sezonit të kaluar: Lautaro Martinez (Inter), Moise Kean (Fiorentina), Mateo Retegui (Atalanta).

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta