Drita e Gjilanit në pjesëmarrjen e saj të parë në fazën e Ligës në Conference League, vendos një rekord të veçantë
Një thirrje alarmi trondit botën e futbollit italian. Zv/prokurori i Shtetit në Drejtorinë Kombëtare Antimafia, Antonio Ardituro foli hapur për praninë e krimit të organizuar në futboll duke folur për përfshirje direkte të organizatave mafioze në klube.
Në një takim në Universitetin Lumsa, Ardituro kritikoi reagimin e dobët të institucioneve sportive duke paralajmëruar se pa një përgjigje të fortë, ky fenomen do të vazhdojë të rritet duke e lënë futbollin jashtë kontrollit ligjor.
Raporti ‘i sëmurë’ mes klubeve dhe tifozë ultras: ‘Sektorë ekstraterritorialë’
Në fjalën e tij, magjistrati e vuri gishtin mbi ‘raportin’ e sëmurë mes klubeve dhe tifozerisë së organizuar. Tashmë këto sektorë konsiderohen si ‘ekstraterritorialë’, zona ku shtetit dhe klubet nuk kanë kontroll. Nuk bëhet fjalë për mbështetje, por për një biznes kriminal; administrim parkingjesh dhe të punonjësve të sigurisë, shitje biletash dhe abonimesh dhe biznese që kanë lidhje me stadiumet
Leje dhe pastrim parash; pse Mafia shënjestron futbollin
Organizatat kriminale vënë në shënjestrën e tyre futbollin për 2 arsye kryesore; mbijetesën ndaj veprimeve gjyqësore falë përfshirjes së tyre dhe për faktin se klubet edhe ato të futbollit diletant apo ligave më të vogla, bëhen mjete për pastrimin e parave të pista, shpesh përmes mekanizmit të sponsorizimeve.
Nga Serie A te Serie C; hetimet janë në duke u kryer
Problemi prek cdo nivel të futbollit italian nga Serie A te kampionatet më të vogla. Ardituro citoi shembuj të bujshëm që kanë të bëjnë me tifozeritë e Juventus, Inter, Milan, Roma, Lazio dhe Napoli, duke përmendur faktet më të fundit dhe hetimet milaneze që janë duke u kryer. Aktualisht, zyra antimafia ka marrë masa të administrimit gjyqësor për 3 klube profesioniste Crotone dhe Foggia (Serie C) dhe Juve Stabia (Serie B). Dhe në fund, një sirenë alarmi u lëshua edhe përsa i përket politikës; shumë sektorë stadiumesh janë shndërruar në vende të prozelitizmit për organizatat neofashiste dhe neonaziste që lidhin tifozerinë me lëvizjet ultranacionaliste.
Top Channel