FIFA nuk rresht së befasuari me inovacionet e saj për organizimin e Botërorit 2026. Shorti i fazës finale do të hidhet në 5 dhjetor në Washington dhe do të ketë surprizat e tij, por nuk janë të vetmet.

Organizmi më i lartë i futbollit botëror ka organizuar një program special për të publikuar kalendarin e ndeshjes, një ceremoni që do të mbahet  një ditë pas hedhjes së shortit, pra në 6 dhjetor dhe do të jetë vetë presidenti i FIFA, Gianni Infantino i pranishëm në këtë ceremoni.

Kjo ceremoni do të transmetohet në fifa.com duke nisur nga ora 18:00 me orën evropiane dhe aty do të mësohet stadiumet dhe oraret e ndeshjeve. Infantino do të jetë me një grup legjendash të futbollit që do të analizojnë direkt ndeshjet në prani të përfaqësueseve të 42 skuadrave të kualifikuara dhe atyre që ende nuk e kanë prerë biletën për në Botërorin e vitit të ardhshëm

Ky program premton të jetë një nga momentet më domëthënës në prag të Botërorit. Gjatë transmetimit do të ofrohen analizat dhe reagimet për përballjet dhe do të tregohen histori kyce  e perspektivat për stadiumet që do të presin botën në 11 qershor deri në 19 korrik. Në këtë program do të konfirmohen impiantet dhe oraret e 104 ndeshjeve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta