Humb jetën pasi pickohet nga një bletë, aktori i “I vetëm në shtëpi” zbulon prapaskenat e filmit: Ishte reale, mijëra prej tyre…

01/12/2025 18:18

Macaulay Culkin, sot 45 vjeç, ka zbuluar se skena ikonike e filmit “My Girl” (1991), ku personazhi i tij vdes pas pickimeve të bletëve, u realizua duke përdorur mijëra bletë të gjalla, një metodë që shprehet se nuk do të lejohej sot për arsye sigurie.

Gjatë paraqitjes në podcast-in “On Film… With Kevin McCarthy”, Culkin tregoi se ekipi i xhirimit vendosi të përdorte bletë të vërteta për skenën dramatike.

“Unë punova me bletë”, tha ai, duke konfirmuar se ato u lëshuan drejtpërdrejt mbi të për të rritur efektin e skenës.

Culkin shpjegoi se ekipit u duhej të siguronte që bletët të mos ndiheshin të kërcënuara. Për këtë, ata i aplikuan aktorit një substancë në majat e gishtave që kishte aromë të ngjashme me atë të një blete mbretëreshë, për t’i tërhequr bletët drejt duarve të tij në mënyrë të kontrolluar.

Ai theksoi se teknika “nuk do të praktikohej sot” për shkak të standardeve bashkëkohore të sigurisë.

Për të krijuar lëvizjen dramatike në ekran, Culkin u udhëzua të “tundte duart para fytyrës”, në mënyrë që bletët të dukeshin sa më pranë kamerës.

Ai nguli këmbë se situata ishte plotësisht reale: “Ata në fakt lëshuan mijëra bletë mbi mua… kjo nuk do të kalonte sot”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta