Pas humbjes së radhës së Fiorentinës pasditen e së dielës kundër Atalantës, Edin Dzeko dhe futbollistët e tjerë iu afruan sektorit të tifozëve violë që ishin në stadiumin e Bergamos me sulmuesin që mori megafonin në dorë në mënyrë që të dëgjohej prej tifozëve duke iu kërkuar mbështetjen në këtë moment të vështirë.

Gjesti i Dzekos ishte shumë i dukshëm dhe ishte i paevitueshëm një kontroll i Kodit të Drejtësisë Sportive. Sipas nenit 25, pika 9, futbollistët, gjatë ndeshjeve apo situatave të lidhura me aktivitetin e tyre, e kanë të ndaluar të ndërveprojnë me tifozët apo të bëjnë manifestime e sjellje që janë të formës së trembjes,  fyerjeve, denigrimit apo shkeljes së dinjitetit njerëzo

Për këtë arsye, prokurori federal, Giuseppe Chine priti raportin e inspektorëve të tij në Firenze për të vendosur nëse dhe si duhet të ndërhyjë(ndëshkimi në një rast të tillë është 1 ose më shumë ndeshje pezullim dhe një gjobë 20 mijë euro).

Të dërguarit e Prokurisë Federale dëgjuan të gjithë bisedën e zhvilluar që zgjati rreth 7 minuta dhe rezultoi se nuk kishte as kërcënime e as trembje. Përkundrazi, tifozët inkurajuan futbollistët duke iu premtuar mbështetje në ndeshjet e ardhshme dhe në këtë rast nuk ka asnjë thyerje rregulli, kështu që as Dzeko e as Fiorentina nuk rrezikojnë sanksione.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta