Video/ Festimet për 113-vjetorin e Pavarësisë, ministrja Spiropali dhe Presidentja Osmani ia marrin valles së bashku

28/11/2025 07:42

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali, së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113 vjetorin e Pavarësisë në Shkodër.

Ministrja ndau pamjet nga festa në rrjetet sociale, ku ndër to shihet duke kërcyer me Presidentin Osmani, këngë popullore.

“Bie pak shi, por siç themi, shiu është mirësi”, ka thënë ndër të tjera në fjalën e saj Spiropali.

Ministrja shtoi se “zotimi ynë më i madh, në këtë 28 nëntor, është që ta shndërrojmë flamurin tonë në flamurin e 28 që valëvitet krenar në Bruksel”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta