La Liga vendos rekord të ri për të drejtat televizive, mbi 1 miliard euro në sezon
UEFA ka uruar Shqipërinë, me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale
UEFA ka shkruar se Shqipëria është një komb i apasionuar pas futbollit dhe se organizoi një kampionat evropian për 17-vjeçarët, i cili ishte i paharrueshëm.
“Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri! Një komb i apasionuar pas futbollit, ju organizuat një U17EURO 2025 të paharrueshëm. Tani që po përgatitet të bashkëorganizojë U21EURO 2027 me Serbinë, Shqipëria është gati të shkëlqejë përsëri në skenën evropiane”, thuhet në urimin e UEFA-s.
🇦🇱 Happy National Day, Albania!
🏆 A passionate football nation, you delivered a memorable 2025 #U17EURO.
🏟️ Now preparing to co-host the 2027 #U21EURO with Serbia, Albania is set to shine on the European stage once again.@FSHForg pic.twitter.com/fQhA5ABrnT
— UEFA (@UEFA) November 28, 2025
Shqipëria aktualisht është në garë në fazën Play Off për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Shqipëria duhet të kalojë Poloninë në gjysmëfinale të Play Off dhe më pas fituesen e çiftit Suedi–Ukrainë për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror.
Top Channel