Nuk ka një skuadër fituese në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar mes Kombëtares shqiptare të vajzave dhe Turqisë në fushën e kësaj të fundit.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Necmi Kadıoğlu’, skuadrat dolën nga fusha e lojës me barazimin 1-1. Në pjesën e parë skuadra jonë përfaqësuese zhvilloi një lojë shumë të mirë teksa ishte vendosur mirë në mbrojtje ndërkohë që sulmonte me shpejtësi. Në minutën e 20 vajzat kuqezi morën avantazhin e merituar me golin e Alma Hilajt që shënoi pas një krosimi të Megi Docit. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Kombëtaren shqiptare të vajzave pavarësisht përpjekjeve të saj për të shënuar edhe një gol tjetër.

Në fillimin e pjesës së dytë, Turqia barazoi shifrat në minutën e 50 me Ebru Topcu. Më pas skuadra turke u shfaq më kërkuese teksa rrezikoi disa herë portën e kombëtares shqiptare. Në minutat e fundit kombëtares së vajzave nuk iu akordua një 11 metërsh për një faull në zonë ndaj Krasniqit dhe ndeshja u mbyll me barazimin 1-1. Në 1 dhjetor kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë, në stadiumun ‘Yusuf Ziya Öniş’ në orën 14:00.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta