Me vetëm dy gara nga fundi dhe 24 pikë diferencë nga vendi i parë me të dytin dhe të tretin, Formula 1 ka hyrë në momentin më të nxehtë.

Në Katar janë zhvilluar kualifikueset e Spirntit që do të zhvillohet të shtunën, ku nga vendi i parë do të niset Oscar Piastri.

Pas tij vijnë George Russell dhe Lando Norris, i cili momentalisht kryeson renditjen e pilotëve.

Max Verstappen zhgënjeu, i cili do të niset nga vendi i gjashtë, ndërsa më mirë se ai bënë Fernando Alonso dhe Yuki Tsunoda.

Sprinti do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 15:00 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta