Conference League/Nga vlera në merkato te ecuria sezonale, pasqyra e derbit të shqiptarisë Drita-Shkëndija
Kairat Almaty u mund me rezultat 3-2 nga FC Copenhagen në ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve, por historia më e veçantë e mbrëmjes nuk erdhi nga fusha, por nga shkallët e stadiumit.
Vetëm 10 tifozë të klubit kazak bënë një udhëtim të jashtëzakonshëm prej 5000 kilometrash për të ndjekur ekipin e tyre në Danimarkë. Pavarësisht numrit të vogël, përkushtimi i tyre nuk kaloi pa u vënë re.
Klubi vendas, Copenhagen, organizoi një gjest të veçantë në shenjë respekti, duke u shpërndarë dhurata zyrtare dhe duke i nderuar për udhëtimin e tyre mbresëlënës.
Travelling 5,000 km to support your team is honorable.
10 away supporters made the journey from Almaty — something we want to acknowledge as a club.
Football without fans would never be the same.
We wish all fans a great Champions League game tonight.#UCL #fcklive @fc_kairat pic.twitter.com/vt4tQPfJLu
— F.C. København (@FCKobenhavn) November 26, 2025
Tifozëve u mundësua edhe të zbrisnin në fushë për të bërë fotografi, një përvojë që theksoi bashkimin dhe respektin mes klubeve dhe e bëri sfidën shumë më të veçantë, edhe pse rezultati nuk i buzëqeshi skuadrës së tyre. Kairat Almaty nuk e mori pikën që kërkonte, por 10 tifozët e saj treguan se dashuria për futbollin nuk matet me numra, por me përkushtim. Dhe atë natë, ata ishin shembulli më i mirë i kësaj.
Edhe tifozët vendas i duartrokitën, pasi bënë një rrugëtim të jashtëzakonshëm për t’i qëndruar afër skuadrës së tyre.
Top Channel