Formula 1/Dy gara nga fundi i Botërorit, kombinacionet që i japin titullin Lando Norris
Lando Norris ka mbërritur në Katar ku do të jetë ndalesa e radhës së Botërorit të Formula 1 me peshën e skualifikimit të marrë në garën e Las Vegasit që riktheu në lojë me prepotencë, rivalin e tij më të frikshëm, Max Verstapen.
‘Në cdo mbledhje e kemi konsideruar si një kërcënim, e dimë se cfarë është në gjendje të bëjë dhe e dimë se për cfarë është i aftë Red Bull-është shprehur lideri aktual i botërorit
Piloti britanik u shpreh gjithashtu se nuk e shqetësojnë aspak ato që thuhen për të.
‘Nuk dua të di asgjë-tha Norris-e di që kanë thënë shumë gjëra për mua, por është pjesë e lojës. Ua lë atyre harxhimin e energjive, disa lojëra me mua nuk funksionojnë’
Fundjava e kaluar nuk ishte aspak e lehtë ku një problem teknik e privoi atë nga vendi i dytë që ishte shumë i rëndësishëm për të për garën drejt titullit në Formula 1. Britaniku shtoi se mori disa ditë pushimi dhe se tani është mirë teksa e pret gara e Katarit.
‘Do të jetë si në Meksikë, kur shkova duke ditur se nuk isha në krye të klasifikimit-tha Norris-jam i relaksuari si atëher kur isha 35 pikë larg Piastrit. Jam i bindur se edhe ai është një kërcënim në të njëjtin nivel si Verstappen. I konsideroj të dy të fortë njësoj’.
Top Channel