3.5 miliardë euro kredi në 10 muaj/ Rritet huaja për ekonominë, ndërsa individët priren të kursejnë

27/11/2025 15:23

Kredia për ekonominë u rrit me ritme të shpejta gjatë tetorit.

Vetëm për muajin qe lamë pas, bankat dhanë 35.1 miliardë lekë kredi të reja, 30% më shumë se një vit më parë. Pjesën më të madhe e përbëjnë bizneset, që gjatë tetorit morën rreth 20 miliardë lekë financime të reja ndërsa kredia për individë arriti në  10.2 mld lekë. Këtë tendencë ekspertët e lidhin me normat e interesit më të favorshme si dhe kërkesa për të rritur likuiditetin.

Edhe kursimet kanë shënuar rritje të ndjeshme. Stokutotal i depozitave arriti në 1.46 trilionë lekë me një rritje mbi 9%.(grafik) Janë individët ata të cilët kanë rritur ndjeshëm kursimet kryesisht në monedhën vendase ndërsa rritje të lehtë kanë pësuar dhe kursimet në valutë.

Tetori konfirmon një ekonomi që po kërkon më shumë financim, ndërsa qytetarët po rrisin kursimet. Sipas ekspertëve sfida mbetet tek orientimi i këtij likuiditeti drejt sektorëve më produktivë dhe alternativave më fitimprurëse për investitorët e vegjël.

KREDIA E RE PËR EKONOMINË (mld lekë)

(Burimi: Banka e Shqipërisë)

TETOR 2024  26.8

TETOR 2025  35.1   +31%

 

KREDIA SIPAS KATEGORIVE

(Burimi: Banka e Shqipërisë)

BIZNESET            20 mld lekë

INDIVIDËT         10.2 mld lekë

 

STOKU I DEPOZITAVE

(Burimi: Banka e Shqipërisë)

1.46  trilionë lekë

+9%

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta