Ekskluzive/ “E priste me shumë entuziazëm”, ishte konfirmuar si banor i “BBV5”, vëllai i Shpat Kasapit: E mori me qejf, jemi të shokuar nga vdekja e tij I shoqëruar nga forca të shumta sigurie, Erzen Uka i arrestuar gjatë aksionit të bujshëm të forcave RENEA në Fushë-Arrëz është paraqitur sërish mëngjesin e kësaj të mërkure në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë mjekim për plagën në këmbë.
Pas vetëdorëzimit, policia konstatoi se 35-vjeçari ishte i plagosur dhe u transportua menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Vizita e sotme është e dyta brenda dy ditësh, ndërsa rrethanat e plagosjes së tij mbeten ende të paqarta.
Së bashku me të arrestuarin tjetër, Julian Cumraku, Uka vijon të mbahet në paraburgimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në pritje të seancës gjyqësore. Të dy nuk kanë pranuar ende të japin deklarime për grupin hetimor.
Uka dhe Çumraku u vetëdorëzuan pas më shumë se 13 orësh të rrethuar në një banesë në lagjen Orosh të fshatit Kryezi, Fushë-Arrëz. Çumraku ishte kthyer të jetonte prej më shumë se një viti në fshatin e të parëve, ndërsa kohët e fundit aty ishte bashkuar edhe Uka. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti armë, municion, granata dhe një flamur të organizatës “ISIS”. Erzen Uka ka qenë i dënuar më herët për nxitje të urrejtjes dhe konfliktit, ndërsa Julian Çumraku ka precedentë për vjedhje dhe kanosje.
Top Channel