Sfida e playoffit të Botërorit 2026 mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet në stadiumim Tehelne Pole të Bratislavës. Federata sllovake e futbollit ka konfirmuar zyrtarish impiantin ku do të mbahet kjo sfidë.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Sllovake të Futbollit, Peter Palencik, në garë për të mbajtur këtë sfidë me Dardanët ishin 3 stadiume, por në fund është përzgjedhur Tehelne Pole, një impiant me kapacitet prej 22 mijë vendesh

“Ne morëm në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnavë dhe Kosice. U analizuan të gjitha rrethanat, kushtet, kapaciteti, logjistika për të dy ekipet dhe mundësia për ndërhyrje në raste të paparashikuara. Në fund, vendosëm që ndeshja me Kosovën të zhvillohet në Bratislavë dhe këtë informacion ia përcollëm edhe UEFA-s”-deklaroi Palencik për faqen zyrtare të Federatës Sllovake.

Sfida e playoffit mes Sllovakisë dhe Kosovës do të luhet në 26 mars në orën 20:45 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb. Nëse Kosova do të mund të kalojë në finalen e playoffit në 31 mars, do të ketë përballë Turqinë ose Rumaninë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta