Sllovakia merr vendimin, ja stadiumi ku do të luhet sfida e playoffit me Kosovën
Roma dëshiron të ketë në radhët e saj Joshua Zirkzee, Manchester United ka ndërmend ta përshëndesë në merkaton e janarit dhe holandezi do të jetë i kënaqur me largimin e tij. Kështu mund të përshkruhet situata momentale rreth futbollistit që Gasperini dëshiron ta ketë në fillimin e 2026 dhe shanset që kjo të ndodhe po rriten.
Dovbyk dhe Ferguson për motive të ndryshme nuk kanë bindur shumë. Dybala gjithnjë përballet me ndonjë problem fizik duke detyruar Gasperinin që të gjejë zgjidhje urgjente kur argjentinasi nuk është në dispozicion të tij
Joshua Zirkzee i ka të gjitha karakteristikat për të hyrë në lojën e skuadrës verdhekuqe, ka aftësi që të përshtatet me futbollistët e tjerë teknikë, duke u kthyer prapa në pozicion apo për të luajtur në krahë për më shumë kreativitet në zona të ndryshme të fushës. Amorim nuk e shikon këtë dhe Manchester United ka vendosur ta nxjerrë në merkato dhe do të studiojë ofertën e Romës që parashikon marrjen e futbollistit me huazim me të drejtë blerjeje.
Gasperini favorizohet në këtë pikë, nga vullneti i vetë futbollistit që dëshiron të largohet dhe nuk e sheh me sy të keq një rikthim në Serinë A italiane. Me pak fjalë duket se të gjitha palët janë projektuar drejt një mbylljeje me fund të lumtur të tratativave.
Top Channel