Një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë pranë zemrës pas një sherri me disa gjimnazistë në Durrës.

Babai i të miturit të plagosur dhe familjarë të tjerë nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen e rëndë.

“Është ende herët dhe raste të tilla duhet të qëndrojnë të izoluara. Nuk e di si do të reagojmë. Jeta e djalit është kryesorja tani.”, u shpreh për TCH, jashtë mikrofonit, ai.

Klima e të fortit dhe dhuna mes të miturve një problem në rritje që duhet adresuar nga institucionet, sipas familjarëve.

I mituri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë goditje me thikë pranë zemrës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta