Një surprizë e madhe vjen nga paddocku i Formula 1, Adrian Newey është emëruar në postin e Drejtuesit Kryesor të skuadrës Aston Martin duke marrë vendin e Andy Cowell.

Duke nisur nga viti 2026, inxhinieri i njohur do të koordinojë operacionet në pistë dhe nuk do të merret vetëm me punën në fabrikë. Në këtë mënyre bie hipoteza e kalimit të Chris Horner te Aston Martin, pasi do të jetë Newey lideri i ri i skuadrës, ndërsa Andy Cowell do të jetë në rolin e shefit të strategjisë.

‘Këto ndryshime strategjike janë menduar për të garantuar se skuadra drejtuese të jetë e përgatitur për të shfrytëzuar pikat e saj të forta kolektive në vitin 2026-lexohet në komunikatën e Aston Martin-sezoni 2026 mbart me vete ndryshimet më të mëdha në Formula 1 me rregulloren e re teknike dhe me një skuadër të re në kampionat. Për të shfrytëzuar këtë mundësi, Aston Martin Aramco Formula 1 Team njofton për ndryshime në strukturën e saj drejtuese’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta