Pagesa cash në 60 mijë lekë, Shoqata Bankave: Propozimi ynë për individët, vlera në pr/ligjit më e lartë se rajoni

25/11/2025 15:18

Shoqata e bankave ka dalë me një propozim të ri në komisionin e ekonomisë për vendosjen e tavaneve për pagesat cash si për individët dhe bizneset.

Në kuadër të paketës fiskale Pr/ligji për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë sugjeron vendosjen e një kufiri prej 100 mijë lekëve për bizneset ndërsa individët mund të këmbejnë deri në 500 mijë lekë. Tavan të cilin shoqata e bankave e kundërshton bazuar në pagesën mesatare në vend.

Ne kemi kërkuar me kohë tavan për pagesat me cash për individët. Për herë të parë vendoset tavani për individët. Por vendosja për individët e një tavani 500.000 lekë është jashtë çdo analize, jashtë çdo eksperiencë, jashtë çdo përvoje. Ne kemi eksperienca, ka si vende Gjermania që ka 10.000 euro, veprimin e cash, Holanda e ka 3000 euro, Italian duhet ka 2000 euro. Po ka Greqia, Maqedonia e Veriut, Hungaria e ka nga 500 euro. Po si ka mundësi t’i lë një individ 500,000 lekë, kur rroga mesatare, deri 90,000 lekë. Çfarë do bëjmë? Do i themi që mos e kalon më pagën në bankë. Merri para thjesht dhe bë veprime sa do duash, apo duam të stimulojmë veprime cash të një grupi që kanë këto të ardhura? Propozimi i ynë është diku tek 60.000 lekë, për të mos nxitur veprimin e cash.”, deklaroi Spiro Brumbulli i Shoqatës së Bankave.

Teksa ky projektligj vjen dhe në kuadër të iniciativës për reduktimin e cashit në ekonomi, Brumbulli ka rezerva edhe për afatet e vendosjeve të terminaleve POS në sektorë të ndryshëm.

Vendosja e një kanali alternativ për pagesat është mirëpritur, por kemi problem me afatin se deri në fund të vitit 2026 kemi frikë se s’do e realizojmë”, shtoi ai.

Marrja e këtyre masave sipas Shoqatës së Bankave do të nxisnin formalizimin e pagesave dhe kanalizimin e tyre brenda sektorit financiar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta