Akuzat se mbylli 200 faqe që lidheshin me protestën, Rama hedh poshtë aludimet: Turp për këtë bandë dështimesh që përhapin gjëra të pakuptimta
Behar Topilla, një nga figurat më domethënëse të kujtesës së masakrës së Shavarinës në Gllanasellë, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje.
Ai ishte i vetmi që i kishte shpëtuar masakrës së 1 majit 1999, ku u vranë mbi 40 civilë shqiptarë. Historia e tij u bë e njohur në mbarë botën përmes gazetës amerikane The Salt Lake Tribune, e cila në atë kohë botoi artikullin “Sole Survivor”, “I mbijetuari i vetëm”.
Topilla kishte mbetur i plagosur dhe i fshehur nën trupat e viktimave, derisa arriti të mbijetonte. Ai u bë dëshmitar kyç i një prej krimeve më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.
Zëri i tij ishte pjesë e dëshmisë së gjallë për masakrën e Shavarinës, një histori që ai e mbajti në shpirt deri në fund të jetës.
Largimi i tij lë një boshllëk të madh, pasi me të shuhet një zë i pazëvendësueshëm i së vërtetës historike. Megjithatë, rrëfimi i tij mbetet i gdhendur në kujtesën kolektive dhe do të jetojë si dëshmi e qëndresës përballë krimeve të luftës.
Top Channel