Chelsea ka marrë një fitore bindëse në Champions League, duke mundur me rezultatin 3-0 Barcelonën.

Sfida e luajtur në “Stamford Bridge” nisi me një ritëm tepër të lartë nga Blutë, të cilët tundën rrjetën që në minutën e 4’ me Enzo Fernandez, por arbitri e anuloi për një prekje të topit me dorë. Argjentinasi shënoi sërish, por për të dytën herë, goli u anulua, kësaj radhe për një pozicion të parregullt.

E treta e vërteta erdhi në minutën e 27’, kur Cucurella hodhi një top drejt zonës dhe Kounde nuk e largoi siç duhet duke e shtyrë drejt rrjetës së tij.

Gjërat u vështirësuan për katalanasit kur Araujo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën, Estevao dyfishoi shifrat me një supergol në minutën e 55’ dhe në të 73’, Delap shënoi dhe të tretin, duke hedhur “KO” katalanasit.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 10 pikëve, duke u ngjitur momentalisht në zonën e kualifikimit direkt, ndërsa Barcelona numëron vetëm 7 pikë pas 5 ndeshjeve.

REZULTATI:

Chelsea 3-0 Barcelona

Kounde (A.G) 23′, Estevao 55′, Delap 73′

NGJARJET KRYESORE:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 3-0 të Chelseat!

73′ Goool Chelsea 3-0/ Fernandez pason për Delap, i cili çon topin drejt rrjetës. Pas rishikimit me VAR, goli është i rregullt. (Video)

55′ Goool Chelsea 2-0/ Estevao lëviz bukur në zonë dhe me të djathtën tund rrjetën. (Video)

51′ Andrey Santos shënon golin e dytë, por anësori e anulon për një pozicion të parregullt të Garnachos në nisje të aksionit.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

44′ Araujo shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë katalanasit me 10 lojtarë. (Video)

27′ Goool Chelsea 1-0/ Cucurella hedh një top në zonë, por Kounde nuk e largon si duhet duke e çuar në portën e tij. (Video)

23′ Enzo Fernandez gjen sërish rrjetën, por edhe kësaj radhe arbitri e anulon për një pozicion të parregullt.

4′ Fofana stopon një top me dorë brenda zonës dhe pason për Fernandez, i cili e çon në rrjetë, por gjyqtari e anulon për faull në sulm.

1’ Nis sfida në “Stamford Bridge”!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta