“Vij sot nga Brazili, kemi miq, s’jemi vetëm”, Berisha nga “Foltorja 2”: Na mbështesin nga mbarë bota në luftën kundër të keqes

24/11/2025 19:09

Sali Berisha e ka cilësuar si një nderim për demokratët dhe sakrificën e tyre, emërimin e tij si zëvendës President i CDI.

Gjatë fjalës së tij në “Foltoren 2”, Berisha u shpreh se sot kthehet nga Brazili, duke iu thënë mbështetësve të tij, se kanë mbështetës në mbarë botën në luftën kundër të keqes, siç e quajti ai qeverinë. Berisha u ka bërë thirrje që “kjo betejë të vijojë”.

“Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë. Në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, kemi mbështetje nga njerëzit që duan lirinë në mbarë botën. Ai nderim që më bori internacionalja demokrate e qendrës duke me zgjedhur në postin e  lartë të zv. Presidentit, është nderim për sakrificat tuaja, qëndresën tuaj”, tha ai.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta