Takim i rëndësishëm diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor/ Zbulohen temat “e nxehta” që do të diskutohen

24/11/2025 13:45

Më 16 dhjetor, në Athinë pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm diplomatik mes ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, dhe homologes së tij shqiptare, Elisa Spiropali, e cila viziton për herë të parë kryeqytetin grek pas marrjes së detyrës.

Lajmin e bëjnë me dije gazeta TA NEA, por edhe dy portale të mëdha greke newsbeast dhe epolitical. Sipas publikimeve të tyre që ju referohen burimeve diplomatike, dy vendet synojnë të hartojnë një “rrugë të re bashkëpunimi”, me fokus tre shtylla kryesore: ZEE, energjinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Çështja kryesore në tavolinë do të jetë përcaktimi i kufijve detarë dhe i Zonës Ekonomike Ekskluzive. Athina dhe Tirana kanë rënë dakord që nga viti 2020 që çdo mosmarrëveshje mbi ZEE t’i dërgohet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, një proces që konfirmon vullnetin e dy shteteve për dialog dhe zgjidhje ligjore.

Vizita e Spiropalit vjen me synimin për t’i dhënë dinamikë të re procesit, ndërsa Greqia e sheh këtë marrëveshje si thelbësore për garantimin e të drejtave të saj detare në Jon dhe për hapjen e investimeve të sigurta në kërkime energjetike -theksojnë artikujt.

Dihet që ZEE nuk lidhet vetëm me kufijtë detarë, por edhe me projektet energjetike që lidhen me dy vendet: gazsjellësit, linja të interkonjeksionit elektrik dhe infrastrukturës së re energjetike, që mund të sjellin përfitime ekonomike të prekshme dhe të rrisin sigurinë energjetike në të gjithë rajonin.

Në qendër të takimit do të jetë edhe integrimi evropian i Shqipërisë, një proces ku Tirana ka shënuar ritëm të shpejtë- shprehen burime diplomatike greke. Bashkimi Evropian ka hapur tashmë të gjitha kapitujt e negociatave, duke bërë që Shqipëria të arrijë objektivin për “hapje të plotë” brenda vitit 2025. Sipas të njëjtave burime, Shqipëria synon që negociatat të përfundojnë deri në vitin 2027, një kohë kur Greqia do të mbajë presidencën e BE-së dhe pritet të luajë rol aktiv në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Bruksel, në një darkë të fundit joformale të ministrave të Jashtëm, Gerapetritis ka theksuar se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është prioritet i Athinës, veçanërisht në një moment kur rajoni përballet me tensione, nacionalizma të rritura dhe sfida të sigurisë. Ai ka kujtuar se procesi i integrimit filloi 22 vite më parë me Agjendën e Selanikut, një iniciativë greke, dhe ka nënvizuar se çdo hap duhet të bëhet me respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare, të drejtat demokratike dhe parimet e fqinjësisë së mirë.

Sot, Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit, ndërsa Greqia deklaron qartë se mbështetja e saj është e pakushtëzuar — por gjithmonë brenda kornizës së rregullores evropiane.

Vizita e 16 dhjetorit shihet si një moment kyç për vendosjen e një kuadri të ri bashkëpunimi që mund të sjellë stabilitet, investime dhe përfitime të prekshme për të dy popujt. Diplomatët grekë theksojnë se kjo nuk është vetëm një marrëveshje dypalëshe, por një nevojë strategjike për gjithë rajonin, i cili ka nevojë për më shumë siguri, më pak tensione dhe një perspektivë të qartë drejt Evropës.

Top Channel

Edhe pse lumi Vjosë tashmë është tërhequr në shtratin e tij, rreth 80 ha tokë bujqësore në fshatin Çerven në bashkinë e Fierit është ende nën ujë. Banorët shprehen të indinjuar se të gjitha tokat e kultivuara me grurë, jonxhë, lakër, presh, spinaq, por edhe ullinj janë të përmbytura. Ata pohojnë se këto toka i disponojnë me ligjin 7501, edhe pse është tokë lumore, ata paguajnë taksa, por nuk dëmshpërblehen. Fatmirësisht argjinatura e ndërtuar pas vitit 2017, i mbrojti nga përmbytjet e banesave, por mospastrimi i kanaleve kullues ka bërë tokat buzë lumit jo vetën të jenë nën ujë, por dhe uji të mos tërhiqet. E kemi të pamundur të shkojmë nw toka thonë banorët ndërkohë që është kërkuar ndërhyrja e bashkisë me mjete. Ende asnjë komision nuk ka dalë në terren për të verifikuar dëmet, ndërsa banorët nuk shpresojnë në dëmshpërblime.
24/11 14:30
“Kemi marrë kërcënime nga politika dhe krimi”/ Dumani në Bruksel: Prokurorët e SPAK janë të përgatitur për…
24/11 14:11
RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa ku fshihet një i kërkuar
24/11 13:52
VIDEO/ Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina fundoset në kanalin me ujë
24/11 13:52
“Si je miku im, do takohemi siç e kemi lënë”/ Hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Reçi, zbardhet mesazhi që u dërgoi vëllezërve Duka 10 ditë para vrasjes
24/11 13:50
Lezha ende nën “pushtetin” e ujit/ Shpërndahen ndihma ushqimore për banorët e prekur, përmirësimi i situatës në ritme të ngadalta
24/11 13:43
BILETA Portokalli - Bileta