Zelensky reagon pas përfundimit të negociatave në Gjenevë: Çështjet e ndjeshme do i diskutoj me presidentin Trump, dokumenti final…
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, ka reaguar pas ndalimin të tij nga policia greke në Kakavijë teksa udhëtonte drejt Janinës dhe u shpall non grata në shtetin grek.
Gazetari shpjegoi momentin e ndalimit dhe tregoi se si kur ai pyeti se pse po ndodh kjo, policët kufitar grek i thanë se ishte për shkak të qëndrimeve të mëparshme kundër Greqisë. Hoxha shtoi se pasi i morën shenjat e gishtave dhe plotësoi formularin e shpalljes non grata, policët grekë i thanë: “Qërohu dhe zhduku nga toka greke”.
“Isha duke udhëtuar drejt Janinës, kisha kohë që nuk kisha kaluar nga Kakavija dhe sapo u paraqita në sportelin e policisë greke e kuptova që ka diçka nga vonesa. Fillova të komunikoj në greqisht. Sapo e futi pasaportën për skanim me tha ke një problem, i thash që edhe më parë më ka ndodhur por di që është rregulluar. ‘Jo’ më tha dhe më tha kalo në vjen e dytë. Shkoj në vijën e dytë dhe një tjetër polic më bëri pyetjen për prindërit sepse ka shumë persona me emrin Artan Hoxha në regjistrin shqiptar.
Që në fillim më tha që ke pasur disa qëndrime kundra Greqisë. Lash gjurmët e gishtave. I thash që po më trajtoni si kriminel, më tha është thjeshtë procedurë. U ngrit papritmas, bëri gati formularin dhe më tha do ta plotësosh këtë dhe do të largohesh nga territori grek sepse je person non grata. I pyeta për çfarë dhe më tha për ato që ke bërë dhe më tha që e di shumë mirë se çfarë kam bërë. Më tha qërohu dhe zhduku nga toka greke”, u shpreh Artan Hoxha.
Top Channel