Kriza e mandarinave në Konispol, prodhuesit dhe grumbulluesit: Malli na mbetet stok, nuk ka treg
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në zonën e njohur si Insitut në Tiranë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ramadan Citaku”, ku u mbeti i plagosur M. J., 40 vjeç.
Policia thotë se falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel