Qarku i Korçës është prekur nga përmbytjet, pas reshjeve të dendura të shiut që shoqëruan vendin gjatë gjithë javës.

Bashkia Korçë:

Në Voskopojë ka vijuar puna për sistemimin dhe pastrimin e rrugës që të çon drejt varrezave. njësia administrative Bulgarec ka vijuar puna në fshatin Çiflig, ku po kryhet pastrimi i tombinove me ekskavator përgjatë unazës.

Po monitorohen prurjet në lumin e Kamenicës dhe degëzimet mbi Dvoran dhe po punohet në riparimin e argjinaturave të dëmtuara në Voskopojë.

Vijojnë punimet për hapjen dhe funksionalizimin e rrugës Tudas–Lavdar–Bozdovec–Mazrekë.

Bashkia Kolonjë:

Këtu është ndërhyrë në devijimin e rrjedhës së lumit për të shmangur rrezikun ndaj këmbëve të urës së Qinamit.

Punimet vijojnë në lagjen Kaskollare, fshati Starje, për largimin e ujërave. Janë zhvilluar punime në Prodan, në shtratin e lumit.

Bashkia Maliq:

Po punohet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Dunavec dhe të lumit Devoll, me angazhimin e subjekteve private dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Puna filloi që në orët e para të mëngjesit.

Bashkia Devoll:

Në fshatin Progër është punuar për sistemimin e lumit në zonat ku ishin çarë pritat, si dhe për çakullimin e rrugës në segmentet e dëmtuara nga erozioni i ujit.

Në Njësinë Administrative Hoçisht është ndërhyrë për sistemimin e lumit të Borshit, pasi nga çarja e tij ishin përmbytur një sipërfaqe e konsiderueshme tokash bujqësore.

Bashkia Pogradec:

Komisionet e verifikimit kanë vijuar punën dhe kanë konstatuar dëme në 62 familje, për të cilat janë mbajtur procesverbalet përkatëse. Janë shpërndanë ndihma ushqimore për familjet e prekura nga fatkeqësia, ndërkohë që po vijon monitorimi dhe identifikimi i rasteve të reja.

Problematikë është evidentuar përgjatë lumit të Verdovës, lumit të Rëmenjit dhe në grykëderdhjen pranë gurores, ku është ndërhyrë për menaxhimin e rrjedhjeve.

Në njësinë administrative Dardhas janë pastruar 4 akse rrugore, të cilat aktualisht janë të kalueshme.

Në aksin Pogradec–Bucimas, pranë fshatit Gështenjas, ka ceduar rreth 50 metra nga korsia e biçikletave.

Në rezervuarin Stropskë 2 është konstatuar shkarje dherash në një sipërfaqe prej rreth 4 dynymësh, ekipi i emergjencave civile vijon vlerësimin në terren.

Hidrovori Tushemisht vijon punën normalisht.

OSHEE-Situata e furnizimit me energji Qarku Korçë:

-Fideri 6 N/St Mollas pa energji zona Kurtesh (11 abonentë ruralë).

Të gjitha fiderat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në punë të plotë.

Hidrovori Pogradec (Fideri 8-18, N/St Pogradec) punon normalisht.

Drejtoria Qendër-Lindje ARRSH:

Në aksin Qafë Plloçë- Qukës nga subjekti vijojnë punimet për largimin e inerteve nga shtrati I rrugës, qarkullimi vijon normalisht pasi është hapur rrugë sekondare.

Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta