Virusi respirator sinsicial/ Shfaqen rastet e para te të porsalindurit, kanë simptoma të rënda respiratore

23/11/2025 21:09

Krahas virusit të gripit që po qarkullon ne vend, më të vegjlit janë prekur edhe nga virusi respirator sinsicial, i cila shfaq simptoma të rënda respiratorë tek të porsalindurit, kryesisht 0- deri gjashtë muaj por edhe ata deri në dy vjeç.

Virusi respirator sinsicial prek të gjitha moshat por rëndon më së shumti te të porsalindurit.

Për bebet premtuare rekomandohet të vaksinohen ndonëse ne nuk e kemi ne kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.

Ekspertët e imunizimit kanë kërkuar që kjo vaksinë të jetë edhe në Shqipëri.

Me uljen e temperaturave mjekët pediatër thonë se mund të shtohet numri i të prekurve nga RSV ndaj i kërkojnë nënave të jene sa më të kujdesshme me simptomat që shfaqin të vegjlit qoftë edhe kur preken nga një virozë e thjeshtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta