Angli/ Iu zhduk drejtësisë britanike ditën e vendim-ekstradimit, ja ku është parë për herë të fundit ish drejtori i SHIK, Ilir Kumbaro Tre ditë në gjendje të rënduar në spital pasi i helmoi me valium dhëndri, çifti i të moshuarve nga Librazhdi janë kthyer në banesë.
Teksa Muharrem Bitroshi ende nuk është në gjendje të ngrihet nga shtrati, bashkëshortja e tij Merushe Bitroshi në gjendje më të qëndrueshme, tregon për Top Channel si dhëndri hodhi valiumin në limonatë, pasi ishte në dijeni që kishim marrë pensionin.
“Vajta mora pensionin, mora tre muaj njëherësh. Erdhi dhëndri, kaq mbaj mend, pije këtë më tha mua. Kur shkova në spital unë lek hiç, lekët mi kishin marrë“-shprehet Merushe Bitroshi.
Ishte pikërisht djali i shtëpisë Jetmir Bitroshi së bashku me bashkëshorten të cilët fatmirësisht u kthyen nga Greqia atë ditë dhe gjetën prindërit në gjendje të rëndë.
“I gjetëm shtrirë, erdhi ambulanca i çoi në Tiranë. Po të mos kishim ardhur, mund edhe të kishin ndërruar jetë”-tregon Jetmir Bitroshi
Policia arrestoi 36 vjecarin Ismail Kllogjeri i cili u dha të moshuarve një dozë të madhe valiumi duke shkaktuar intoksikimin e tyre dhe më pas u grabiti pensionin. Kjo nuk është hera e parë që familja Bitroshi kishte probleme me dhëndrin për shkak të sjelljev të tij të dhunshme.
Top Channel