Live Inter-Milan/ Super Maignan, kapiteni kuqezi ndal penalltinë e Calhanoglu (Video)

23/11/2025 22:26

Interi dhe Milani zbresin në fushë për të luajtur derbin e Madoninës në javën e 12-të të Serie A.

Skuadra e Chivu ka pasur paraqitje të mira në ndeshjet e fundit dhe një fitore përballë “kushërinjve” do t’i katapultonte në vendin e parë, krah Romës.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë kanë gabuar në ndeshjen e fundit, por përballë skuadrave me emër në Itali kanë shkëlqyer dhe të njëjtën gjë kërkojnë të bëjnë kundër zikaltërve.

REZULTATI LIVE:

INTER 0-1 MILAN

Pulisic 54′

NGJARET KRYESORE:

73′ Calhanoglu godet nga pika e bardhë, por Maignan e ndal. (Video)

72′ Pas një rishikimi me VAR, gjyqtari akorodon 11-metërsh për Interin.

68′ Fofana godet brenda zonës, por ndalet nga Sommer.

54′ Goool Milan 0-1/ Saelemaekers godet nga distanca dhe ndalet nga Sommer, por Pulisic shfaqet në vendin dhe kohën e duhur për ta shtyrë topin drejt rrjetës. (Video)

51′ Thuram lëviz bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij ndalet nga Maignan pa probleme.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

43′ Pulisic lëviz bukur drejt zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

41′ Saelemaekers godet me të parën në hyrje të zonës, me tentativën e tij që shkon mbi kuadrat.

37′ Lautaro godet brenda zonës me të djathtën, por Maignan reagon në mënyrën e duhur për t’i mohuar golin.

27′ Acerbi godet me kokë pas një krosimi nga këndorja, por tentativa e tij ndalet nga shtylla.

15′ Susic provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij del jashtë kuadratit.

4′ Thuram provon me kokë, por Maignan e ndal në mënyrën e duhur.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta