Gjuhëtarja-Ramës në podcastin “Flasim”: Sintaksa juaj është e çuditshme/ Kryeministri: Zheji më ka influencuar me “piruetat” e gjuhës shqipe

23/11/2025 12:10

Gjatë podcastit “Flasim” pati një bashkëbisedim mes kryeministrit Edi Rama dhe gjuhëtares Natasha Shuteriqi.

Ajo u ndal gjatë bisedës tek romani “Kurbani” i Ramës, teksa bëri edhe një analizë gjuhësore.

“Sintaksa juaj është e çuditshme. E mrekullueshme dhe shumë shqip. Fjalitë mund të shkojnë me 9 reshta një folje dhe pa fund pjesore. Më ka surprizuar marrëdhënia juaj me shqipen.

Një gabim gjuhësor kur përmendet shpesh kthehet në rregull. Jeni pjesë e grupit që vendosni parafjalë përpara ndajfoljes, përdorni shpesh “në ndërkohë””, tha gjuhëtarja Natasha Shuteriqi.

Nga ana tjetër kryeministri Rama deklaroi se është ndikuar në formësimin e gjuhës shqipe nga Petro Zheji.

“Më pëlqente krahasimi që Kadare bënte mes rusishtes dhe shqipes. E kishte kompetencën për të bërë paralelizma. Duke qenë se rusishtja është gjuha e kolosëve, ku Kadare ka bërë shqipërimin e “Re me pantallona”, që për mua është maja. E pyesja shpesh për origjinalin në rusisht.

Një nga ata që më ka influencuar me “piruetat” e gjuhës shqipe ka qenë Petro Zheji. Ai përdor bashkimin e disa fjalëve bashkë. Kam pasur fatin ta njoh dhe të flas me atë. Tragjike për mua është mënyra se si po sakatohet, po përçundohet shqipja”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta