‘Lady in red’ Beyonce, artistja e madhe R&B në garën e Las Vegasit për…Ferrarin
Kur mungojnë 2 gara të plota dhe një Garë Sprint nga fundi i sezonit, gara për titullin për pilotë në Botërorin e Formula 1, është ndezur pas fitores së Verstappen në Las Vegas dhe skualifikimit të Lando Norris dhe Oscar Piastri.
Pas asaj që ndodhi në Nevada, klasifikimi është i tillë; Norris në krye me 390 pikë i ndjekur nga Piastri dhe Verstappen me 366. Por piloti britanik i McLaren mund të shpallet kampion bote në garën e Katarit dhe ja si janë kombinacionet që kjo të ndodhë.
Në total në lojë duke llogaritur dy garat e plota dhe garën Sprint, janë 58 pikë. Në garat e plota ndarja e pikëve është e tillë; 25, 18, 15, 12, 10, 8, 6, 4, 2, 1 pikë për pilotët e renditur nga vendi i parë në të 10, ndëra për Garat Sprint: 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1 nga vendi i parë në të 8. Shkurt, Lando Norris do të duhet të fitojë 27 pikë, nga 58 që janë në lojë, 26 pikë nëse fiton 1 nga dy garat e plota. Britaniku do të mund të triumfojë që në garën e Katarit nëse do të fitojë edhe 2 pikë më shumë se rivalët e tij.
Thënë ndryshe Norris do të festojë titullin e parë në karrierë nëse e mbyll garën përpara rivalëve të tij në 8 vendet e para. Mund t’i mjaftojë edhe vendi i nëntë, por në këtë rast do të duhet që edhe Piastri edhe Verstappen të mos hyjnë në zonën e pikëve.
Top Channel