Max Verstappen realizoi një garë kryevepër në ndalesën e radhës së Botërorit të Formula 1, Çmimin e Madh të Las Vegasit. Në Nevada, piloti holandez fitoi garën e tij të 6 sezonale dhe të 69 në karrierë dhe shikon që të rikthehet plotësisht në garë për titullin.

Shkak për këtë është bërë edhe skualifikimi i dy pilotëve të McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri për shkak të një parregullsie teknike me britanikun që e mbylli garën në vendin e dytë dhe australianin në vendin e katërt. Nga skualifikimi i dy pilotëve përfituan dy pilotët e Mercedes George Russell dhe Andrea Kimi Antonellin që plotësuan podiumin e kësaj gare.

Italiani vetëm një 1 të dhjetën e sekondës la jashtë podiumit Charles Leclerc që duhet të kënaqet me vendin e katërt, ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Lewis Hamilton u rendit në vendin e tetë, me 7 herë kampionin e botës që e nisi garën nga vendi i fundit.

Pas Cmimit të Madh të Las Vegasit, lufta për titullin për pilotë ndizet akoma më shumë pasi diferencat janë ngushtuar ndjeshëm. Lando Norris vazhdon të jetë në krye me 390 pikë i ndjekur nga Piastri dhe Verstappen që të dy me 24 pikë më pak teksa janë me 366 pikë secili.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta