CDI bisedime në Brazil, i pranishëm Berisha/ Miratohet rezoluta e pestë për situatën politike në vend: Procesi i integrimit të kushtëzohet me…

23/11/2025 12:49

Në Asamblenë e Unionit të partive të qendrës së djathtë (CDI), e cila zhvilloi punimet në Sao Paulo të Brazilit, u miratua rezoluta e pestë e fuqishme për situatën politike në Shqipëri.

Kryetari i PD, Sali Berisha, u zgjodh zëvendëspresident i organizatës, teksa raportohet se rezoluta ngre alarmin për regresin demokratik në vend, përqendrimin ekstrem të pushtetit, shkrirjen parti–shtet dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet publike.

Dokumenti thekson se zgjedhjet e 11 majit, sipas OSBE/ODIHR, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cënuar garën e lirë dhe të ndershme.

CDI paralajmëron se kapja e shtetit, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, pengimi i komisioneve hetimore parlamentare dhe ndikimi i krimit në ekonomi e zgjedhje e afrojnë Shqipërinë me një model narko–autoritar, i cili paraqet rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

Rezoluta i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve që procesi i integrimit të Shqipërisë të kushtëzohet me progres të matshëm në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integritetin zgjedhor, kërkon vendosjen e sanksioneve të targetuara ndaj individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, si edhe mbështetjen për krijimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të besueshme.

CDI shpreh solidaritet me qytetarët shqiptarë dhe forcat demokratike që punojnë për rikthimin e pluralizmit, llogaridhënies dhe vlerave evropiane.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta