Muzika italiane në zi, ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare ikona Ornella Vanoni
Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa dhe partnerja e tij Belina Pupa kanë reaguar me ironi ndaj lajmeve që i lidhin me kultivimin e një sasie të madhe kanabisi në Australi.
Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa dhe partnerja e tij Belina Pupa kanë reaguar me ironi ndaj lajmeve që i lidhin me kultivimin e një sasie të madhe kanabisi në Australi.
Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, çifti tallet me akuzat.
Ky reagim vjen disa muaj pasi çifti u përball me drejtësinë australiane në maj të vitit 2025, pas akuzave për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin elektrik.
Në videon ku shfaqen së bashku, Elvis dhe Belina improvizojnë një bisedë plot sarkazëm mbi “rrezikshmërinë” e tyre si grup, duke ironizuar akuzat për aktivitet kriminal.
Elvis Pupa: Ne jemi grupi armiqësor ‘Midhja’. Unë kam hedhur në erë hidrocentralin e Peqinit.
Belina Pupa: Hidrocentralin e kam pasur unë pra
Elvis Pupa: Po unë ça kam pasur?
Belina Pupa: Ti ke pasur serat.
Elvis Pupa: Po, unë kam hedhur në erë serat e Sukthit. Kjo, hidrocentralin e Peqinit. Sa grup i rrezikshëm paskemi qenë
Belina Pupa: Ça do të thotë bota për ne?
Elvis Pupa: Bota për ne, ‘e hedhin dobiçin në ferrë dhe dalin të na hedhin hi syve’. Hajde gëzuar për botën!
Top Channel