Asnjë ndryshim te Onkologjiku/ Paratë janë dhënë, pacientët: Nuk po shohim ndonjë përmirësim

22/11/2025 12:25

Edhe pse në fillim të muajit nëntor u rialokua një fond prej 200 milionë lekësh për zgjidhjen e menjëhershme të mungesave me barna onkologjike, situata duket se nuk është e njëjtë dhe pacientët nuk vënë re asnjë ndryshim.

Në shërbimin onkologjik vazhdojnë të mungojnë barna që përdoren gjatë kimioterapive, edhe pas tyre, për pacientët me kancer gjiri. Është rivënë në punë aparatura e mamografisë, e cila nuk funksiononte gjatë muajit tetor, por nuk funksionon ende aparatura e brachyterapisë, e cila mundëson rrezatimin shumë afër tumorit dhe pa dëmtuar indet e shëndetshme.

Burime të besuara brenda shërbimit onkologjik thanë se për barnat onkologjike po rilidhen kontratat dhe një pjesë e tyre rifillojnë javën që vjen, ndërkohë që po punohet për shtimin e posteve për kimioterapinë dhe rregullimin e fashave orare për kryerjen e kësaj procedure.

Ndërkohë, për vitin 2026, në projektbuxhet është parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh që shkon vetëm për onkologjikun, ku përfshihen edhe barna të reja të cilat do të futen në listën e barnave të rimbushshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta