Zbuloi sekretet ekonomike të Barcelonës, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv hap procedim ndaj presidentit të La Liga

21/11/2025 20:59

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Spanjë ka hapur një procedim ndaj presidentit të La Liga, Javier Tebas për një thyerje të rëndë rregullash. Lajmi bëhet i ditur nga SER dhe u konfirmua edhe nga AS e media të tjera spanjolle dhe shkaku është zbulimi i një informacioni konfidencial të Barcelonës nga ana e Tebas në cështjen e shitjes së tribunave VIP.

Për Tebas parashikohet një sanksion me paralajmërim publik, pezullim me 2 muaj apo një vit e deri me shkarkim të tij nga posti i presidentit të La Liga. Ishte presidenti Shoqatës për Transparencë dhe Demokraci në Sport, Miguel Angel Galan  që bëri denoncimin.

Këshilli Superior i Sporteve që e studioi prej muajsh denoncimin e Galan, kuptoi se publikimi i të dhënave ekonomike të Barcelonës nëpërmjet një komunikate(që më pas u fshi nga faqja zyrtare e La Liga) mund të përbëjë një thyerje të rëndë të rregullave. Dhe në tetor e coi denoncimin  deri në Gjykatën administrative. Nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv arrin në përfundimin që Tebas ka thyer normat, atëherë për të janë 3 skenarë; paralajmërim publik (kreu i La Liga  e ka marrë një të tillë për një denoncim nga ana e Realit të Madridit), pezullim I përkohshëm(nga 2 muaj në 1 vit) ose shkarkim nga posti i tij

Gjithcka nisi në 2 prill të 2025, La Liga publikoi një komunikatë ku theksonte se klubi blaugrana nuk përmbushte Fair Play Financiar dhe konstatoi se Barcelona nuk regjistroi në kohë llogaritë prej 100 milionë euro të sigururara nga shitja e 475 vendeve në tribunën VIP të Camp Nou. Pas 5 ditësh, Barcelona doli me një komunikatë duke akuzuar Tebas për mospërmbushje të ruajtjes së konfidencialitetit dhe se klubi nuk kishte dhënë miratimin e tij për publikimin e atyre të dhënave.  Kjo solli edhe reagimin e La Ligës duke e fshirë komunikatën nga faqja e saj e internerit dhe kanalet e tjera zyrtare të saj.

Për këto komunikata dhe deklaratat e mëpasshme të Tebas në rrjetet sociale apo media, Galan bëri denoncimin për thyerje të konfidencialitetit, për zbulimin e detajeve specifike të operacionit korporativ të Barcelonës, detaje për ndryshimet e auditëve, dhënie informacioni për situatën pasurore të Barcelonës dhe për zbulimin e raporteve dhe komunikimeve të brendshme të CSD.

Për më tepër,  mësohet se në dosje është përfshirë edhe një takim mes Javier Tebas dhe drejtuesve të Athletic Bilbaos me Barcelonën që ishte e interesuar për Nico Ëilliams, dhe në këtë takim mendohet se janë shkëmbyer të dhënat financiare provizore apo auditimet e brendshme te Barcelonës pa autorizim duke e rritur shkallën e akuzave

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta