Video/ Një avion luftarak rrëzohet gjatë një Show Ajror në Dubai, vdes piloti

21/11/2025 18:30

Një incident i rëndë ndodhi të premten në Panairin Ajror të Dubait, kur një avion luftarak indian HAL Tejas u rrëzua gjatë një demonstrimi të planifikuar.

Avioni po kryente manovra para audiencës kur u rrëzua – pak pas orës 14:10 sipas orës lokale – duke shkaktuar tym të zi të dendur mbi aeroport. Siç njoftoi Forca Ajrore Indiane pak kohë më vonë, piloti u nxor i vdekur nga rrënojat.
Incidenti ndodhi para një turme spektatorësh, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët po e shikonin shfaqjen nga vende të projektuara posaçërisht.

Organizatorët nuk kanë publikuar informacione të mëtejshme rreth shkaqeve të rënies së avionit, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur një hetim për incidentin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta