Udhëheqësit e BE-së do të takohen nesër për Ukrainën në Samitin e G20-ës në Johanesburg
Pamje tronditëse kanë dalë në dritë që nga 4 nëntori, kur një aeroplan i UPS u rrëzua në Kentucky të SHBA-së, duke vrarë 14 persona dhe plagosur 23 të tjerë.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) publikoi të enjten një raport paraprak mbi incidentin tragjik, i cili i mori jetën tre anëtarëve të ekuipazhit të avionit McDonnell Douglas MD-11 dhe 11 personave në tokë.
Imazhe të rënda dokumentojnë fluturimin 2976 të UPS gjatë ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar “Muhammad Ali” në Louisville, në momentin kur njëri nga tre motorët e avionit shkëputet, duke shkaktuar menjëherë një zjarr të madh.
Arsyeja e ndarjes së motorit ende nuk është përcaktuar. Raporti përshkruan se si ai u shkëput nga shtylla, pjesa që e lidh motorin me krahun, ndërsa aeroplani po përgatitej për ngritje.
Pamjet e publikuara tregojnë flakë që dalin pak sekonda pas shkëputjes së motorit, duke sugjeruar se zjarri mund të jetë shkaktuar nga goditja e motorit të rënë mbi krahun e mbushur me karburant.
Sipas raportit, pavarësisht zjarrit që përfshiu anën e majtë të aeroplanit, ai arriti të kalonte gardhin e aeroportit, por nuk u ngjit më shumë se 30 metra mbi tokë. Vetëm disa sekonda më pas, avioni u rrëzua, duke krijuar një top të madh zjarri.
Raporti përfshin edhe deklaratat e dy kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët pohuan se shpejtësia e MD-11 dukej normale dhe se avioni fluturoi pa probleme “para se të anonte pak majtas”.
Newly released footage captured by the dashcam of a truck driver, showing today’s crash of UPS Flight 2976, a McDonnell Douglas MD-11 Cargo Plane operated by UPS Airlines, during takeoff from Muhammad Ali International Airport in Louisville, Kentucky. pic.twitter.com/bLKKoZstRP
— OSINTdefender (@sentdefender) November 5, 2025
Top Channel