Xhon Terri për herë të parë rrëfen sekretin e frikshëm: “Pas asaj penalltie të humbur më shkoi në mendje vetvrasja…
Donald Trump priti në një vizitë Cristiano Ronaldon në Zyrën Ovale duke kryer edhe një gjest të paprecedent për një sportist; presidenti i SHBA i dorëzoi yllit portugez të futbollit ‘Çelësin e Artë’ të Shtëpisë së Bardhë.
Takimi ndodhi në kuadër të vizitës së një delegacioni funksionarësh të Arabisë Saudite e drejtuar nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.‘Çelësi i Artë’ është dizenjuar personalisht nga Trump dhe është një nderim i rrallë dhe domëthënës, por jo ndonjë nderim standard presidencial.
Ronaldo është i pari sportiv në mënyrë absolute që merr një dhuratë të tillë. Klubi ekskluziv i personaliteteve që kanë marrë ‘Çelësin e Artë’ përfshin emra të tillë si Elon Musk, ish kryeministri japonez Taro Aso dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu
Top Channel