Putin konfirmon planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, që sjell paqen
Një gazetar investigativ kroat ka paraqitur një padi te prokurorët e Milanos kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për përfshirjen e tij të dyshuar në aferën “Sarajevo safari”, në të cilën snajperë nga Italia dhe vende të tjera dyshohet se udhëtuan në kryeqytetin boshnjak për të vrarë civilë gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit në vitet 1990.
Presidenti serb është vënë nën hetim për përfshirje në vrasjen e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës Prokurorët e Milanos kanë nisur tashmë një hetim zyrtar ndaj shtetasve italianë që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjet e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 deri në vitin 1996. Sipas provave deri më tani, grupe vizitorësh të huaj dyshohet se paguan shuma të mëdha parash për ushtarët besnikë të Radovan Karaxhiçit për të fituar akses përreth qytetit dhe për të qëlluar civilët “për qejf”. Më shumë se 10,000 njerëz u vranë në Sarajevë nga zjarri i snajperëve dhe granatimet gjatë rrethimit më të gjatë në historinë moderne evropiane.
Hetimi u nis pas materialeve të mbledhura nga gazetari italian Ezio Gavacceni, si dhe një raporti zyrtar nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës Benjamina Kariç. Gavačeni tha se, megjithëse kishte lexuar artikuj të lidhur që në vitet 1990, ai vendosi ta hetonte çështjen në thellësi pas dokumentarit “Sarajevo Safari” nga regjisori slloven Miran Zupanić në vitin 222.
Safari në Sarajevë
Ditët e fundit, Margetić ka postuar në mediat sociale prova që ai pretendon se vërtetojnë se Aleksandar Vučić – atëherë një vullnetar i ri – kishte qenë në një post ushtarak nga i cili, sipas dëshmive, “turistë snajperë” të huaj dhe ultranacionalistë serbë qëllonin mbi civilët. Avokati, i cili mbështet çështjen Gavačeni, thekson se materiali i mbledhur është dokumentuar mjaftueshëm dhe mund të çojë në një hetim serioz.


Gavacceni tha se dyshohet se ishin të përfshirë “shumë” italianë, pa dhënë një numër të saktë, ndërsa tregoi se morën pjesë edhe qytetarë nga vende të tjera perëndimore. “Nuk kishte motive politike ose fetare. Ata ishin njerëz të pasur që paguanin për të qëlluar civilët”, tha ai, duke shtuar se udhëtimi i tyre për në Sarajevë ishte nëpërmjet Beogradit, të shoqëruar nga ushtarë serbo-boshnjakë.
Aleksandar Vuçiç nuk ka komentuar mbi akuzat e reja. Megjithatë, në një intervistë të vitit 2021 me një rrjet televiziv boshnjak, ai kishte mohuar kategorikisht të ketë qëlluar ndonjëherë qytetin, duke i përshkruar akuzat si manipulim politik që rrjedhin nga tensionet dhe nacionalizmi i kohës.
Top Channel