Pas 12 vitesh, Massimiliano Allegri kthehet në pankinë në një ndeshje Derbi të Milanos dhe e bën me synimin e qartë për të harruar humbjen e pësuar në dhjetorin e vitit 2013 që ishte sinjali i parë për shkarkimin e tij nga kuqezinjtë që ndodhi një janar të 2014.

Gjatë pauzës së kampionatit për ndeshjet kualifikuese, trajneri kuqezi ka vendosur për formacionin që do të përballet me Interin, ku dilema e vetme është në krahun e majtë me Bartesaghi që duket shumë në avantazh ndaj Estupinan dhe për shkak edhe të mungesës së Gimenez për shkak dëmtimi, Allegri do të hedhë në fushën e lojës pas më shumë se 100 ditësh dyshen sulmuese të formuar nga Cristian Pulisic dhe Rafael Leao.

Por fokusi i trajnerit këto ditë nuk është te sulmi sesa të faza mbrojtëse që në ndeshjet e fundit edhe për shkak të mungesës së Rabiot ky repart është shfaqur më pak solid sa ishte në muajin tetor. Ndaj Interit që ka sulmin më të mirë, është e nevojshme që të ngrihet steka e vëmendjes dhe sidomos te perceptimi I rrezikut dhe për ta bërë këtë Allegri ka punuar gjatë me treshen Tomori-Pavlovic-Gabbia, që do të jenë titullarë bashkë me mbrojtës të tjerë.

Pika e parë e prekur nga trajneri në Milanello ishin goditjet standard, që është një prej pikave të forta të Interit; deri tani Milani nuk ka pësuar asnjë gol nga goditjes standard, por kundër Interit që ka goditës dhe kërcyes shumë të mirë vëmendja do të rritet dhe kështu trajneri iu ka konfirmuar të gjithëve mekanizmat e metodës mikse zonë-një për një që kuqezinjtë e përdorin që nga fillimi i sezonit.

Por krosime do të kete dhe shumë, kështu që këto ditë trajneri livornez ka punuar edhe për gjetjen e një zgjidhjeje për ofensivën në krahë të interit duke u dedikuar vëmendje edhe topave të lartë në 16 m e fundit që në kampionat i kanë krijuar shumë probleme skuadrës kuqezi sic ndodhi në ndeshjet ndaj Cremoneses dhe Parmës.

Të pengosh Interin të bëjë lojën e tij do të jetë e pamundur, por mund të limitohen dëmet dhe për këtë arsye Allegri po studion cdo detaj me objektivin për të marrë revanshin për atë derbi të fundit të Madonninës që u vendos nga një takë e Palacios në castet e fundit. Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta