Udhëheqësit e BE-së do të takohen nesër për Ukrainën në Samitin e G20-ës në Johanesburg
Një ari është në arrati në Kanada, pasi sulmoi grupin e nxënësve dhe mësuesin, duke lënë 11 persona të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Autoritetet kanë urdhëruar banorët të qëndrojnë brenda ndërsa oficerët e armatosur vazhdojnë kërkimin për kafshën. Incidenti ndodhi të enjten pasdite në një shteg këmbësorësh.
Sipas dëshmitarëve, një mësues u përpoq të mbronte fëmijët. Në tentativë për ta larguar arin, disa nxënës u goditën aksidentalisht me sprej kundër arinjve.
Veronica Schooner, një prind, tha se djali i saj 10-vjeçar ishte në grup, por shpëtoi pa lëndime:
“Ai tha se ari kaloi aq afër tij, por po ndiqte dikë tjetër. Madje ia preku qimet”.
“Është e vështirë të dish çfarë të thuash gjatë kësaj kohe shumë të vështirë. Jemi mirënjohës për ekipin dhe studentët tanë”, tha komuniteti në një njoftim.
Autoritetet lokale dhe ekipet e specializuara të kafshëve të egra po kërkojnë arin, ndërsa banorët këshillohen të shmangin zonat pyjore dhe rrugët e qeta deri në kapjen e tij.
Sulme të tilla janë të rralla, por Bella Coola ndodhet në një zonë me densitet të lartë arinjsh.
Top Channel